Rritja e frikshme e emigracionit, 2.25 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

Rritja e frikshme e emigracionit, 2.25 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

Diaspora shqiptare vijon të zgjerohet dhe të mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme demografike dhe ekonomike të vendit. Sipas vlerësimeve më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), në vitin 2025 numri i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë llogaritet në rreth 2.25 milionë persona, ose afro 49% e shtetasve shqiptarë gjithsej  diaspora-ne-shifra INSTAT thekson se, për shkak të mungesës së regjistrimeve të rregullta administrative për largimet nga vendi, diaspora nuk mund të përllogaritet me saktësi absolute. Për këtë arsye përdoren metoda të tërthorta, duke krahasuar të dhënat e regjistrit civil me popullsinë banuese në vend. Ky vlerësim tregon se diaspora shqiptare ka një profil relativisht të ri dhe ekonomikisht aktiv, me rreth 77% të saj në grup-moshën 15–64 vjeç, ndërsa vetëm...