Rritja e çmimit të bukës nga 120 në 150 lekë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në Korçë

Rritja e çmimit të bukës nga 120 në 150 lekë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në Korçë

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar menjëherë pas njoftimeve që tregojnë një rritje të çmimeve të bukës në qytetin e Korçës, ku disa ndërmarrje kanë paralajmëruar që çmimi nga 120 lekë do të shkojë në 150 lekë, një rritje mbi 25%. Për të monitoruar situatën dhe për të verifikuar nëse kjo rritje është rezultat i një sjelljeje të koordinuar ndërmjet prodhuesve dhe shitësve, Autoriteti ka ngritur një Grup Pune dhe po kryen kontrolle në terren. Sipas ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, çdo marrëveshje që kufizon ose shtrembëron konkurrencën, përfshirë caktimin e çmimeve, konsiderohet e paligjshme dhe mund të sanksionohet me gjobë deri në 10% të xhiros së vitit financiar të fundit të ndërmarrjes. Njoftimi: Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa informacione në media në...