Rritet përdorimi i katalogëve të OBP nga bashkitë për procedurat e prokurimit

Rritet përdorimi i katalogëve të OBP nga bashkitë për procedurat e prokurimit

Katalogët e hartuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) po përdoren gjithnjë e më shumë nga  njësitë e qeverisjes vendore, duke reflektuar një qasje të unifikuar në përgatitjen e procedurave të prokurimit publik. Referenca ndaj katalogëve të OBP është përfshirë këtë muaj në dokumentet zyrtare të institucioneve si Bashkia Tiranë, Bashkia Vlorë dhe Bashkia Bulqizë, në procedura që lidhen me furnizimin me artikuj ushqimorë dhe materiale pastrimi për institucione publike, përfshirë çerdhet dhe kopshtet. Në këto procedura, institucionet janë mbështetur në formulimin standard: “Bazuar në katalogët dhe manualet e OBP”, duke përdorur specifikimet teknike dhe strukturën orientuese të fondit limit të përgatitur nga OBP. Administratorja e OBP, znj. Arlinda Pogaj, shprehet se “Përdorimi i katalogëve nga bashkitë po krijon një bazë të përbashkët për...