Rritet numri i të moshuarve, lindshmëria bie në nivel historik

Rritet numri i të moshuarve, lindshmëria bie në nivel historik

Të moshuarit në Shqipëri po rriten me ritme të shpejta, duke reflektuar një transformim të dukshëm të strukturës së popullsisë. Një fenomen që nuk ishte kaq i theksuar vetëm 11 vite më parë, në vitin 2015, kur vendi konsiderohej ndër më të rinjtë në Europë, me një moshë mesatare prej 34.7 vjeç. Sot, të dhënat tregojnë një realitet tjetër. Pesha e popullsisë mbi 65 vjeç është rritur ndjeshëm, nga 18.2% e popullsisë në moshë pune në vitin 2015, në 33.3% në vitin 2025. Një ndryshim i lidhur drejtpërdrejt me rënien e lindshmërisë dhe tkurrjen e brezave të rinj. “Shkaqet janë të natyrave të ndryshme, por po ndikojnë në një transformim që po pëson struktura e popullsisë së vendit tonë. Ndryshim bën Tirana, duke qenë se...