Rritet fluksi i pacientëve në spitalin e Pogradecit/ Virozat dhe gripi prekin të gjitha moshat
Një rritje e ndjeshme e virozave sezonale është regjistruar ditët e fundit në qytetin e Pogradecit, duke sjellë fluks të shtuar pacientësh në spitalin rajonal. Që prej pragut të festave të Krishtlindjeve, shërbimi pediatrik dhe ai për të rritur po përballen me një numër të lartë vizitash ditore, kryesisht për shkak të temperaturave të larta, kollës dhe problemeve respiratore. Më të prekurit janë fëmijët, por edhe të rriturit po paraqiten në numër të madh në urgjencë. Sipas mjekëve, kushtet atmosferike me lagështirë dhe temperaturat e ulëta kanë ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e rasteve me viroza dhe influencë. “Që prej pragut të Krishtlindjeve pati një rritje të fluksit të fëmijëve në pediatri, por edhe të të rriturve në spitalin e Pogradecit. Në pediatri pati një rritje...
Burimi:
sot.com.al