Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale

Rriten prurjet, nisin shkarkimet në hidrocentrale

Kryeministri Edi Rama njoftoi se në kaskadën e Drinit, si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Sipas Ramës, aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve. “Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”, shkroi kryeministri në Facebook. I gjithë vendi është përfshirë të martën nga reshjet e dendura. Si pasojë janë raportuar përmbytje në Durrës e Lezhë, ndërsa në Qarkun Kukës ka pasur edhe rrëshqitje gurësh e inertesh në rrugë. Aksi...