Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Rriten krimet nga të miturit, vetëm 6-të mujorin e parë 1100 adoleshentë të përfshirë
Përfshirja e të miturve në vepra penale është një shqetësim që sa vjen e rritet në Shqipëri. Vetëm për vitin 2024, në të gjithë vendit, 4.5% e të gjithë autorëve të veprave penale, i përkasin moshës nën 18 vjeç. Trendi vijon shqetësues edhe për vitin 2025. Të dhënat e Policisë së Shtetit për 6 mujorin e parë të vitit flasin për më shumë se 1100 të mitur që të paktën një herë u përfshinë në krim, 390 prej të cilëve poshtë moshës 14 vjeç. Individualisht, të miturit përfshihen në vjedhje, sherre mes moshatarësh dhe plagosje. Këtë vit sërish nuk munguan edhe vrasjes. Një pjesë e madhe e të miturve shtyhen edhe nga të tjerë për t’u bërë pjesë e veprave penale, në favor të të rriturve. Vetëm gjatë...