Rrezikohet bllokimi i qarkullimit/ Rruga e Arbrit nuk gjen qetësi, shembje në fshatin Plan i Bardhë dhe në afërsi të…

Rrezikohet bllokimi i qarkullimit/ Rruga e Arbrit nuk gjen qetësi, shembje në fshatin Plan i Bardhë dhe në afërsi të…

Problemet në Rrugën e Arbrit nuk kanë të mbaruar. Pas çarjes që kishte pësuar tuneli i Murrizit pak ditë më parë, të tjera problematika janë shfaqur. Në fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë Klos, rruga rrezikon të shembet e gjitha për shkak të çarjes që ka pësuar në anën e poshtme të saj. Siç duket nga pamjet, rruga është dëmtuar në një gjatësi prej rreth 100 metrash në vijë lineare. Dëmtimi i pjesës së poshtme të rrugës rrezikon të shembë asfaltin ku dhe kanë filluar të shfaqen problemet e para. Toka është shembur bashkë me murin mbrojtës dhe tashmë rrezikohet i gjithë trupi i rrugës së Arbrit. Me gjithë problemin e shfaqur asnjë sinjalistikë nuk është vendosur për rrezikun që ju kanoset drejtuesve të automjeteve....