‘Rrezik aksidentesh’, Policia kërkon mbylljen e kryqëzimeve në aksin e rëndësishëm: Shmangim fatalitetet

‘Rrezik aksidentesh’, Policia kërkon mbylljen e kryqëzimeve në aksin e rëndësishëm: Shmangim fatalitetet

Mungesa e sinjalistikës rrugore dhe prania e kryqëzimeve të rrezikshme në aksin Lushnjë–Fier rrezikojnë të kthehen në burim aksidentesh, veçanërisht gjatë periudhës së festave, kur fluksi i lëvizjes është i shtuar. Në këtë kuadër, Drejtoria Vendore e Policisë Fier i ka dërguar një shkresë zyrtare Autoriteti Rrugor Shqiptar, duke kërkuar mbylljen ose riorganizimin e disa kryqëzimeve problematike në këtë aks. Sipas Policisë, kryqëzimet që paraqesin rrezik të lartë janë: Kryqëzimi i Cakranit, Kryqëzimi i Kafarajt, Kryqëzimi i Vajkanit, Rrethrrotullimi i Kolonjës, Kryqëzimi i Pushimit të Shoferit dhe Mbikalimi i Savrës. Për këto pika është kërkuar devijimi i trafikut në rrugë alternative për të shmangur aksidentet. Shefi i Qarkullimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Lulzim Marini, tha në një intervistë se menaxhimi i trafikut të rënduar dhe parandalimi...