Rreth 99 mijë makina të reja të regjistruara në 2025-ën, rritje e kërkesës për mjete më të sigurta dhe efikase
Tregu i automjeteve në vend po shënon një rritje te ndjeshme, duke reflektuar modernizimin gradual të flotës rrugore. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se gjatë vitit 2025 numërohen 98.927 mjete të regjistruara për herë të parë, një shifër kjo që përfaqëson një rritje prej 27% krahasuar me vitin 2023. Ky trend në rritje dëshmon për një kërkesë gjithnjë e më të lartë për mjete më të reja, më efikase dhe më të sigurta. Peshën kryesore në këtë rritje e mbajnë autoveturat, të cilat zënë një përqindje dominuese të regjistrimeve. Plot 80.739 autovetura janë regjistruar për herë të parë gjatë këtij viti, duke përbërë 81.6% të totalit të mjeteve të regjistruara. Kjo tregon rritjen e përdorimit...
Burimi:
sot.com.al