Rrëshqitjet në Librazhd-Përrenjas, drejtori i Planifikimit në ARRSH: Pa një afat se kur do hapet rruga
Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoriteti Rrugor Shqiptar, Indrit Koleci, foli pwr mediat lidhur me situatën në aksin Librazhd-Përrenjas, pas shembjes së ndodhur në zonën e njohur si “Arrat e Gurres”. Koleci u shpreh se aktualisht nuk mund të jepet një afat i saktë për stabilizimin e plotë të rrëshqitjes, pasi vijojnë studimet teknike në terren. “Afate nuk mund të themi, pasi kemi bërë relevim topografik të gjithë zonës së poshtme të lumit ku do bëhet edhe devijimi i përkohshëm. Kemi bërë një modelim hidraulik të shtratit të lumit. Vazhdojmë studimet në pjesën e sipërme për stabilizimin e masës së rrëshqitjes. Afate s’mund t’ju themi pasi janë volume të konsiderueshme”, u shpreh ai. Koleci shtoi se brenda 3-4 ditëve pritet të ketë një...
Burimi:
ntv.al