Rrëshqitje masive dheu në Vajzë të Vlorës, rrezikohen 3 banesa
Një rrëshqitje masive e tokës, është konstatuar në fshatin Vajzë të Vlorës në lagjen Sheraj, në vendin e njohur si Beun. Rrëshqitja aktualisht po avancon drejt tre banesave të pabanueshme. Sipas informacioneve zyrtare, situata po mbahet nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga shërbimet përkatëse, ndërsa terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe me rrezik të shtuar për zgjerim të rrëshqitjes, veçanërisht në rast të reshjeve të mëtejshme. Fatmirësisht, nuk raportohet për banorë në rrezik të drejtpërdrejtë, pasi objektet e prekura janë të pabanuara, por autoritetet po monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës për të ndërhyrë në kohë nëse rreziku përhapet.
Burimi:
opinion.al