Rrëshqitje dheu në Pogradec/ Rrezikohet një banesë

Rrëshqitje dheu në Pogradec/ Rrezikohet një banesë

Një banesë në fshatin Cërravë të Pogradecit rrezikohet nga rrëshqitja e një masivi të dheut pak metra më sipër saj. Fatmirësisht vendi ka qenë i kultivuar me vreshtari dhe pemëtari çka ka bërë që të parandalohet aktualisht një fatalitet. Ndërkohë ekziston rreziku i vazhdimit të rrëshqitjes, por vetëm pak minuta më parë shërbimet e emergjencave të bashkisë kanë mbërritur në vendngjarje për të marrë masa mbi situatën. Në objektin e rrezikuar jetojnë 2 familjet Kapa me disa anëtarë.