Rrëshqitja e gurëve bllokon rrugën Theth–Ndërlysaj, punimet për hapjen vazhdojnë
Moti i keq ka sjellë sërish rrëshqitje dherash në aksin rrugor Theth-Ndërlysaj. Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci bëri me dije se pas këtij fenomeni, ekipet janë angazhuar në terren për hapjen e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit. Beci thekson se puna po vijon pa ndërprerje dhe do të vazhdojë edhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes, pasi janë evidentuar edhe disa pika të tjera ku kërkohet ndërhyrje. Sipas Becit, qëllimi kryesor është rikthimi sa më i shpejtë i qarkullimit dhe garantimi i sigurisë për banorët dhe udhëtarët. “Për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj problematike, Bashkia Shkodër ka aplikuar për një projekt që parashikon ndërhyrje në pjesën anësore të rrugës, me ndërtimin e pritave mbrojtëse, për të parandaluar rrëshqitje të tjera dhe për të...
Burimi:
ntv.al