Rrëshqitja e dherave/ Prej 4 ditësh 250 banorë të fshatit Bashaj të izoluar
Prej 4 ditësh 250 banorë të fshatit Bashaj vijojnë të jenë të izoluar Rrëshqitja e dherave dhe gurëve në shpatin e malit në zonë ka dëmtuar rrugën kryesore të fshatit dhe për pasojë fshati ka mbetur pa rrugë. Ppër këtë arsye i gjithë fshati ka mbetur i izoluar në total, pa patur një vend nga ku mund të kalojnë. Ndërkohë që janë në pritje të forcave xhenio për të pastruar dherat e rënë dhe mbi të gjitha për të hapur rrugën, Bashkia e Selenicës e pafuqishme përballë këtij fakti duke vepruar thjesht për pastrimin e zonës nga dherat, por jo për ndërtimin apo fortifikimin e rrugës.
Burimi:
ntv.al