Rrëshqitja e dherave në Librazhd, Policia: Po lajmërojmë shoferët për situatën në pikat kufitare
Dhimitraq Ziu nga Policia e Shtetit ka deklaruar se policia ka shkuar në vendngjarje, ka marrë masat e sigurisë dhe ka ndërprerë lëvizjen e mjeteve. Gjatë një konference për mbarëvajtjen e akseve rrugore dhe hekurudhave, Ziu u shpreh se është hartuar një një plan masash të detajuara për të marrë masa të posaçme për sigurinë rrugore në të gjitha akset. Ai theksoi se Drejtoria e Policisë së Migracionit dhe Kufirit orienton në pikat e kalimit kufitar për të gjithë situatën dhe drejtimin e lëvizjes në akset e ndryshme. “Ka shkuar në vendngjarje, ka marrë masat e sigurisë, ka ndërprerë lëvizjen e mjeteve, ka kontaktuar me ARRSH dhe subjektet që kryenin punimet në këtë aks, ka vendosur normat dhe rregullat dhe ka devijuar lëvizjen e mjeteve në akse të ndryshme...
Burimi:
ntv.al