Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Maliq–Lozhan–Strelcë, kufizohet qarkullimi

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Maliq–Lozhan–Strelcë, kufizohet qarkullimi

Barriera mbrojtëse u dëmtua rëndë dhe ra mbi rrugë, duke krijuar rrezik për drejtuesit e automjeteve. Aktualisht në zonë po pastrohen materialet inerte dhe po punohet për stabilizimin e segmentit, që trafiku të rikthehet normalisht dhe me siguri të plotë. Ky aks ishte prezantuar si investim strategjik që lidh Maliqin me Gramshin dhe zonat përreth. Por kjo është hera e dytë që në të njëjtin segment shfaqen probleme të ngjashme, duke ngritur pikëpyetje për cilësinë e punimeve. Segmenti është 18.8 kilometra i gjatë dhe rikonstruksioni është financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me rreth 1.4 miliardë lekë.