RRËFIMI – “Dy duar që më shpëtuan, dy duar që vranë”, një dëshmi pas 31 vitesh për Dr. Zamir Shazin…
“Ishin vitet kur Shqipëria digjej nga plumbat e dasmave dhe pasiguria e rrugës. Unë isha vetëm 6 vjeç kur një plumb qorr më plagosi gjatë një gëzimi familjar në lagje. Atë ditë, jeta ime u lidh me dy burra, në një mënyrë që as sot, pas tre dekadash, nuk e shpjegoj dot pa lot në sy.I pari ishte A.K. Ai më mori në krahë, hoqi bluzën e tij për të më mbajtur plagën dhe doli në rrugë duke bërtitur deri sa gjeti një makinë për të më dërguar në spital. Ai ishte ndihma ime e parë, njeriu që u lëndua për mua.I dyti ishte Dr. Zamir Shazi. E mbaj mend si tani, doli para nesh te dera e spitalit dhe më kapi në duart e...
Burimi:
sarandanews.com