Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Risi financiare/ Obligacione 2.5-vjeçare emetohen për herë të parë si instrument huamarrjeje i brendshëm
Ministria e Financave do të përdorë për herë të parë gjatë vitit 2026 një instrument të ri të huamarrjes së brendshme, obligacionet 2.5-vjeçare. Sipas kalendarit të huamarrjes për tremujorin e parë 2026, Ministria e Financave ka planifikuar zhvillimin e ankandit në muajin janar, ndërsa do të ketë dy rihapje të tij në muajt shkurt dhe mars. Qëllimi i emetimit për herë të parë i një obligacioni me një cikël jo të plotë vjetor është ulja e përqendrimit të maturimeve të borxhit të brendshëm në tremujorin e parë të vitit. Tremujori i parë i vitit është periudha me përqendrimin më të lartë të emetimit të instrumenteve borxhit të brendshëm. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për tremujorin e parë 2026 vlera e borxhit të emetuar...