“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur rinumërim të plotë të votave në 28 komuna për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Shkak janë bërë pasaktësitë që rezultuan gjatë procesit të numërimit të pjesshëm të votave për kandidatët.Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniç deklaroi se procesi i rinumërimit të votave nxori në pah pasaktësi të theksuara në numërimin e votave për kandidatët, ndërsa votat e subjekteve politike rezultojnë kryesisht të sakta. Në listën e 28 komunave përfshihet edhe kryeqyteti Prishtina.Numërimi i plotë i votave do të bëhet në këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin-Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh,...
Burimi:
sarandanews.com