Rimbursim për fëmijët nën 18 vjeç/ Stefani: Kush ka paguar tatim, do përfitojë nga tatimi i paguar
Për herë të parë, nga ky vit, njërit prej prindërve do t’i zbriten nga të ardhurat vjetore bruto të 2025-s, 48 mijë lekë shpenzime për përkujdesin e fëmijëve edhe 100 mijë lekë për arsimin, kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale në muajin mars. Kompensimi do të përfitohet nga rillogaritja e tatimit të paguar në 2025. Eksperti kontabël Edvin Stefani deklaroi se përfitimi i shumës prej 48 mijë lekësh për fëmijë varet nga tatimet e paguara nga prindi. Ai sqaroi se vetëm ata që kanë paguar tatim mund të përfitojnë, dhe se për çifte ku një bashkëshort nuk ka paguar tatim për shkak të të ardhurave, përfitimi nuk mund të merret. Stefani shtoi se deklaratat nuk kërkojnë dokumentacion domosdoshmërisht, por tatimet e përdorin për...
Burimi:
sot.com.al