Rikthimi në timon, mision i vështirë/ Vetëm 5 nga 43 kandidatë kalojnë provimin
Rifitimi i lejes së drejtimit mbetet një sfidë për shumë drejtues mjetesh. Shifrat zyrtare tregojnë se jo të gjithë janë të përgatitur për t’u rikthyer në timon. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar rezultatet e sesionit të radhës të ritestimit për lejen e drejtimit, ku niveli i kalueshmërisë ka qenë i ulët. Nga 43 kandidatë të riregjistruar, vetëm 5 kanë arritur të kalojnë me sukses testimin, duke reflektuar qartë kërkesat e larta që autoritetet kanë vendosur për garantimin e sigurisë rrugore dhe disiplinës në qarkullim. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, që nga nisja e fushatës për ritestimin e drejtuesve, në qershor të vitit 2022 janë riregjistruar gjithsej 2.804 kandidatë. Prej tyre, vetëm 369 drejtues...
Burimi:
sot.com.al