Rikthehet normaliteti i furnizimit me ujë në Shkodër, mëngjesin e sotëm u riparua defekti i rëndë elektrik
Furnizimi me ujë i Shkodrës, i është rikthyer normalitetit, pasi u bë e mundur të riparohet defekti i rëndë në rrjetin elektrik. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, lajmin e bën të ditur vetë Shoqëria Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër.“Sot rreth orës 5 të mëngjesit, qytetit të Shkodrës i është rikthyer normaliteti në furnizimin me ujë të pijshëm, falë punës së pandërprerë të grupeve në terren. Duke falenderuar për mirëkuptimin, ftojmë të gjithë qytetarët që për çdo problematikë apo shqetësim, të na kontaktojnë në çdo kohë përmes rrjeteve tona zyrtare të komunikimit.”, thuhet në njoftim.Më herët, Ujësjellës Kanalizime Shkodër njoftoi se, si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike në Stacionin e Pompimit nr. 1 në Dobraç, është shkaktuar ndërprerje e përkohshme e furnizimit...
Burimi:
sarandanews.com