Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, UKV: Situata drejt normalitetit
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar përfundimin e riparimit të avarisë së rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë, duke bërë të ditur se sistemi i prodhimit është rikthyer në funksion që në orët e para të mëngjesit. Sipas njoftimit zyrtar, zonat me furnizim 24-orësh kanë nisur tashmë marrjen e ujit, ndërsa pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet gradualisht gjatë orëve të pasdites. NJOFTIMI: Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton qytetarët për përfundimin e riparimit të avarisë së rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë. Sistemi i prodhimit është vendosur në funksion prej orëve të para të mëngjesit. Zona 24 orëshe ka nisur furnizimin me ujë. Pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet në orarin e pasdites. Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë...