Rikthehen tensionet para Kryeministrisë/ Policia “shkul” sërish karriget e aktivistëve të “Shqipëria Bëhet”
Tensionet janë rikthyer në ambientet para Kryeministrisë, teksa një grup aktivistësh të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë rikthyer të protestojnë, në vijim të rezistencës së tyre disa-javore. Teksa ishin duke shpjeguar situatën me arrestimet dhe procedimet penale të disa prej anëtarëve të lëvizjes dhe protestuesve, efektivë të policisë kanë hequr sërish karriget e vendosura përballë godinës së Kryeministrisë. Gjatë ditës së djeshme protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” u shoqërua me tensione të forta, pasi policia hoqi me forcë çadrat e vendosura nga aktivistët. Ndërkaq, gjatë orëve të natës një tjetër incident ndodhi, kur forcat e rendit hoqën sërish sendet e protestuesve, ndërsa u lëndua edhe kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili ndodhet në spital.
Burimi:
sot.com.al