Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë
Reshjet e dëborës janë rikthyer në Korçë. Në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë janë regjistruar reshje të lehta dëbore. Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët gjatë orëve të para të mëngjesit. Firma kontraktore ka ndërhyrë me pastrimin. Qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në segmentin e prekur.
Burimi:
opinion.al