Rexhep Selimi: Prokuroria po njollos luftën çlirimtare të Kosovës

Rexhep Selimi: Prokuroria po njollos luftën çlirimtare të Kosovës

Në fjalën e tij në tribunalin e Hagës, Rexhep Selimi kërkon pafajsinë e tij duke iu drejtuar prokurorisë se akuzat nuk i bazon në fakte dhe se po njollos historinë e Kosovës dhe luftën e UÇK-së që kishte si qëllim lirinë. “Është e 3-ta herë dhe shpresoj të jetë e fundit që marr fjalën në këtë sallë gjyqi. Këto 5 vite nuk kanë qenë të lehta dhe as të parëndësishme për historinë e vendit tonë. Le të shërbejë gjithë kjo si mundësi dhe shans për drejtësinë. Pas gjithë këtyre viteve, ka dhe një element pozitiv, shpresoj se trupi gjykues ta ketë pasur kohen e mjaftueshme për të kuptuar se lufta ka qene e drejtë dhe pretendimet e prokurorisë nuk qëndrojnë. Në fjalën time në prill...