‘Revolucioni i flamingove merr hov’, BBC jehonë protestave masive në Tiranë: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

‘Revolucioni i flamingove merr hov’, BBC jehonë protestave masive në Tiranë: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Media britanike prestigjioze BBC i ka kushtuar një artikull protestave masive në Shqipëri, të cilat kërkojnë prej më shumë se një muaji largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Artikulli i plotë i BBC: Fillimisht protestuan kundër flamingos, tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka filluar të flasë edhe për shkollat, vendet e punës dhe standardet e jetesës – dhe kërkon që ai të japë dorëheqjen. Zogjtë shtegtarë rozë u bënë simbol i tubimeve të natës në Shqipëri, sepse ata mblidhen në Lagunën e Nartës, një zonë e mbrojtur pranë qytetit bregdetar të Vlorës. Një grup investitorësh ndërkombëtarë – përfshirë dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner – duan të zhvillojnë një vendpushim luksoz aty pranë...