Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

Në Britaninë e Madhe, jemi me fat që kemi afër Evropën. Nga gjeografia mahnitëse te kultura tërheqëse, kënaqësitë dhe sharmet e saj janë të famshme në mbarë botën. Nuk është çudi që Evropa përbën më shumë se gjysmën e të gjithë turizmit ndërkombëtar, shkruan Selene Nelson në një artikull të botuar në revistën britanike “Rest Less”. Ndërsa vende si Franca, Spanja dhe Italia janë disa nga destinacionet më të njohura për t’u vizituar, ato nuk janë aspak më të lirat. Por ju mund të shijoni pushime po aq magjike në dhjetëra vende të tjera evropiane, dhe me kosto efektive! Nga plazhet e kristalta të Shqipërisë te malet dhe liqenet vezulluese të Sllovenisë – për të mos përmendur shumë qytete dhe qyteza magjepsëse në të gjithë...