Resorti i Ulajt në Rrjoll, Kapri: Banorët janë dhunuar, po u grabiten pronat!

Resorti i Ulajt në Rrjoll, Kapri: Banorët janë dhunuar, po u grabiten pronat!

Ditën e sotme, banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës protestuan para SPAK, kundër resortit që biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj po ndërton në zonë. Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka dënuar atë që ai e cilësoi si grabitje të pronave të banorëve të fshatit Rrjoll, për llogari të biznesmenit Ulaj. Kapri tha se banorët e Rrjollit janë dhunuar nga Policia e Shtetit dhe nga policia private e kontraktuar nga Ulaj, me qëllim që të ndalin protestat, ku kërkojnë të drejtat për pronat e tyre. “Banorët e Rrjollit janë dhunuar dhe anashkaluar. Si ka mundësi që bëhet rruga aty, pastaj i vihet syri tokës më të bukur aty për të ndërtuar. Pastaj del një pronar i vetëm, vjen policia të zë në dru. Polici private...