Reshjet vazhdojnë në qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet situata e motit deri në këto momente…

Reshjet vazhdojnë në qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet situata e motit deri në këto momente…

Informacion i përditësuar mbi situatën në territorin e Qarkut Shkodër, ora 08:30 Bashkia Shkodër Si pasojë e reshjeve, është evidentuar shembje e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”. Është vendosur sinjalistikë dhe aksi është bllokuar për të shmangur çdo rrezik. Po punohet për vlerësimin e dëmtimit dhe normalizimin e qarkullimit. Borepastrueset kanë qenë gjatë gjithë natës në punë për mbajtjen e hapur të aksit Qafë Thore–Theth. Bashkia Malësi e Madhe Në territorin e kësaj bashkie kanë pushuar reshjet. 3 Borëpastruese ndodhen në aksin Tamarë- Vermosh ku ka vende me ngrica dhe po bëhet kriposja dhe mirëmbajtja për të vijuar qarkullimin. Bashkia Vau i Dejës Momentalisht në këtë bashki reshjet e shiut kanë pushuar. Në disa njësi ka patur shkëputje...