Reshjet intensive, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik nga prurjet në lumenj

Reshjet intensive, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik nga prurjet në lumenj

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë të martë një parashikim për kushtet e motit me reshje, që ka prekur pjesën më të madhe të vendit. Sipas të dhënave, vijimi i reshjeve pritet të ketë ndikim edhe në rritjen e prurjeve të lumenjve të mesëm dhe atyre të mëdhenj. Më konkretisht, pritet rritje e prurjeve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin, Ishëm, Erzen, Seman dhe Vjosë. Reshjet: Sot pasdite (e martë, datë 17) priten reshje mesatare në qarqet Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, shoqëruar me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Në Veri, Lindje dhe Jug Lindje të vendit, në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore, më të përqëndruara...