Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me energjinë elektrike

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me energjinë elektrike

Reshjet e shiut gjatë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës. Sistemi i kanalizimeve nëntokësore nuk e ka përballuar nivelin e lartë të prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të përmbytë disa zona urbane. Më problematike kanë qenë blloqet e banimit “11 Janari” dhe zona “11.2 hektarë” në lagjen “Besëlidhja”, ku prania e ujit në rrugë ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Ndërkohë për shkak të nivelit të lartë të ujit, Policia Bashkiake ka bllokuar qarkullimin në disa akse rrugore, duke orientuar mjetet drejt rrugëve alternative, me qëllim garantimin e sigurisë. Në ngadalësimin e evakuimit të ujërave ka ndikuar edhe punimet qe po realizohen në sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, projekt, i nisur...