Reshjet e dendura të shiut në qarkun e Elbasanit/ Breshër dhe dëbor në zonat malore, lumi Devoll ka dalë nga shtrati

Reshjet e dendura të shiut në qarkun e Elbasanit/ Breshër dhe dëbor në zonat malore, lumi Devoll ka dalë nga shtrati

Qarku i Elbasanit është përfshirë gjatë orëve të fundit  nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet mesatar dhe të dendur  dhe breshër. Në zonat malore, në lartësi mbi 700 metra mbi nivelin e detit, kanë nisur reshjet e dëborës, duke krijuar nevojë për monitorim të vazhdueshëm të situatës rrugore. Akset rrugore nacionale në të gjithë qarkun raportohen të hapura për qarkullimin e mjeteve. Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë, konkretisht në zonën e Qafë Thanës, reshjet e dëborës kanë kërkuar menaxhim të trafikut nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po sigurojnë lëvizjen e automjeteve pa probleme madhore. Në aksin rrugor Gramsh–Moglicë është konstatuar prezencë gurësh në disa segmente, si pasojë e reshjeve, por situata është normalizuar pas ndërhyrjes së menjëhershme...