Reshjet e dendura të shiut, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

Reshjet e dendura të shiut, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

Prefekti i qarkut të Shkodrës ka dhënë përditësime lidhur me situatën e shkaktuar nga reshjet e shiu në 24 orët e fundit. Në njoftimin e mëposhtëm bëhet me dije se niveli i ujit në lumin Buna, lumin Drin, lumin Kir dhe lumin Gjadër janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje. Në territorin e bashkisë së Vaut të Dejës është raportuar një banesë me prezencë uji, ku banorëve u është dhënë ndihma e menjëhershme nga grupi i Emergjencave Civile. Ndërkohë në territorin e bashkisë Malësi e Madhe është konstatuar prezencë uji në zonat Rrazë dhe Veshtë por pa rrezik për banesat. Bëhet me dije se po punohet për furnizimin me energji elektrike në zonën e Kelmendit. Gjithashtu po punohet për hapjen e kalueshmërisë së rrugës pranë...