Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Reshjet e dendura të shiut/ Balluku thirrje udhëtarëve: Fluturimet në Rinas vazhdojnë normalisht
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe kushteve të paqëndrueshme atmosferike, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (Rinas) po vijojnë normalisht deri në këto momente. Në një postim në rrjetet sociale, Balluku thekson se situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme dhe në disa raste ka shkaktuar shmangie apo vonesa gjatë procesit të uljes së avionëve. “Operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht gjatë ditës deri në këto momente. Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme, duke shkaktuar në disa raste shmangie apo vonesa gjatë uljes”, shprehet ministrja. Ministrja u ka bërë gjithashtu thirrje udhëtarëve të informohen rregullisht pranë kompanive ajrore për oraret e fluturimeve, për shkak se kushtet atmosferike mund të ndikojnë në ndryshime të minutës së...