Reshjet e dëborës “zbardhin” rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi i automjeteve nga makinat pa zinxhir

Reshjet e dëborës “zbardhin” rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi i automjeteve nga makinat pa zinxhir

Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë rrugën e Arbrit. Shkak janë bërë makinat pa zinxhir dhe makinat pa goma dimërore. Bllokimi i rrugës vijon nga Ura e Vashës deri në hyrje të tunelit të Murrizit. Qarkullimi ka nisur pas disa minutash ndërsa policia nuk ka lejuar makinat që janë pa goma bore të lëvizin në këtë aks!