Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët, qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët, qytetarët të shmangin aksin

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rruga drejt Thethit do të vijojë të qëndrojë e mbyllur për shkak të reshjeve të dëborës dhe rrezikut nga ortekët. Sipas njoftimit, ndërhyrja me mjete të rënda krijon tronditje dhe shkakton rrëshqitje të shtresave të dëborës. ARRSH vijon apelin e bërë më herët gjatë së dielës për shmangien e këtij aksi. “Si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe rrezikut të lartë të ortekëve rruga drejt Thethit do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur. Kontraktori i mirëmbajtjes është në terren, po monitoron nga afër situatën, por ndërhyrja me mjete të rënda krijon tronditje dhe aktivizon rrëshqitjen e shtresës së dëborës në masë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj u bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe vizitorëve që të shmangin çdo...