Reshje të dobëta në të gjithë vendin, parashikimi i motit për këtë të martë
Ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Temperaturat minimale dhe maksimale, në bregdet do të jenë 9-17 gradë Celsius, në vendet e ulëta 5-18 gradë Celsius dhe në zonat malore 1-11 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa për momente të shkurtra do të jetë më e fortë në zonat malore dhe në bregdet.
Burimi:
sot.com.al