Reshje të dendura shiu në Himarë, përmbyten rrugët periferike

Reshje të dendura shiu në Himarë, përmbyten rrugët periferike

Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë rënë në jug të vendit, veçanërisht në qytetin e Himarës, kanë shkaktuar daljen nga shtrati të përroit që kalon në mes të qytetit. Si pasojë, janë përmbytur rrugë periferike, ndërsa uji ka depërtuar edhe në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë. Në katin e parë të këtij institucioni ka hyrë ujë, ndërkohë që efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke ngritur pajisjet nga toka për t’i shpëtuar nga dëmtimi. Situata vijon të mbetet problematike, pasi reshjet kanë qenë intensive dhe të pandërprera.