Reshje të dëndura dëbore dhe orteqe/ Bllokohet rruga për në Theth, trashësia arrin në 2 metra
Aksi Hani Hotit – Vermosh gjatë gjithë pasdites dje, e deri në orët e para të mëngjesit të së dielës ka patur reshje të dendura dëbore shoqëruar me erë të fortë në lartësi mbi 700m. Trashësia në qafën e Perdelecit arrin mbi 80 cm. Për shkak edhe të uljes së temperaturave në të gjithë aksin rekomandohet lëvizja me goma dimërore, ndërsa në pjesën e qafës së Perdolecit (Gropat e Selcës-Degezim Vermosh/ Doganë) me zinxhirë, pasi era e fortë sjell nga skarpatat dëbore. Rruga drejt Thethit ndërkohë prej mbrëmjes së djeshme vijon të jenë e blokuar dhe nuk lejohet qarkullimi. Gjate natës ka patur reshje të dendura bore dhe orteqe. Era e fortë në Qafë Thore ka bërë që trashësia e saj të arrij në pika...
Burimi:
sot.com.al