Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEUM: Qarqet më të rrezikuara

Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEUM: Qarqet më të rrezikuara

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka bërë të ditur se pasditen e kësaj të mërkure dhe gjatë ditës së enjte priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në disa qarqe të vendit. Sipas parashikimeve, reshjet më të dendura do të prekin qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në Kukës, Fier, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. IGJEO njofton se gjatë 24 orëve në vijim, reshje të dobëta do të ketë edhe në qarqet e tjera të vendit. Temperaturat do të shënojnë ulje ditën e enjte, me rreth 3 gradë Celsius. Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të zbresin deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 15 gradë. Në lartësitë mbi 1.000 metra mbi nivelin e detit,...