Reshje shiu dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me kthjellime (diell) në orët e mesditës. Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar priten të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, në pjesën më të madhe të vendit. Në qendër dhe në jug, reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave e lokalisht breshër. Gjatë ditës reshjet priten të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në perëndim e veri, reshje të herëpashershme shiu e intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e Alpeve reshje...
Burimi:
ntv.al