Reshje shiu dhe dëbore në fundjavë, meteorologu tregon kur do të përmirësohet moti

Reshje shiu dhe dëbore në fundjavë, meteorologu tregon kur do të përmirësohet moti

Hakil Osmani nga MeteoAlb ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe javën që po vjen, duke theksuar se do të mbizotërojë moti i paqëndrueshëm. Sipas tij, gjatë fundjavës vranësirat do të shtohen në orët e pasdites, duke sjellë reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të dëborës. “Kjo fundjavë do të vijojë të jetë e paqëndrueshme ku gjatë orëve të pasdites vranësirat do bëhen më të dukshme duke bërë që të kemi prezente reshjet e shiut. Në zonat e thella malore do ketë rishfaqje të reshjeve të dëborës. Në orët e pasdites të së dielës dhe në mbrëmje, reshjet e shiut do të jenë më intensive dhe do të shoqërohen me erë të fortë, duke vijuar deri në mëngjesin e...