Reshje intensive shiu, paralajmërimi i Shërbimit Meteorologjik: Ja derisa zgjat moti i keq dhe zona më e prekur

Reshje intensive shiu, paralajmërimi i Shërbimit Meteorologjik: Ja derisa zgjat moti i keq dhe zona më e prekur

Duke nisur nga dita e nesërme deri më datë 10 shkurt, në vendin tonë do të ketë reshje intensive shiu. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron se reshjet më të dendura do të bien në Qarkun e Durrësit, duke bërë apel për masa të shtuara për të monitoruar situatën në terren. Njoftimi: Bazuar në informacionin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak për periudhën 06.02.2026 – 10.02.2026, parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë në territorin e Qarkut Durrës, të cilat mund të shkaktojnë vështirësi dhe problematika. Nisur nga situatat e mëparshme që reshjet intensive kanë shkaktuar mbi banesat, bizneset, infrastrukturën dhe jetën e përditshme të qytetarëve, është e domosdoshme që të gjitha strukturat përgjegjëse të tregojnë gatishmëri maksimale, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të vazhdueshëm. Në këtë kuadër, kërkohet marrja...