Reshje dhe shtrëngata/ Ministria e Mbrojtjes paralajmëron: Kujdes maksimal për qytetarët

Reshje dhe shtrëngata/ Ministria e Mbrojtjes paralajmëron: Kujdes maksimal për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, pritet një përkeqësimi i motit dhe kushteve atmosferike në disa qarqe të vendit. Sipas informacionit të siguruar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), parashikohen reshje shiu, lokalisht intensive, të shoqëruara me shtrëngata. Në këtë kuadër, është kërkuar të marren masave parandaluese nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe nga institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror. Ministria u ka bërë thirrje bashkive që të qëndrojnë në gadishmëri dhe të ndjekim me kujdes situatën. Ndërsa prefekturat janë udhëzuar të raportojnë në kohë çdo situatë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, në mënyrë që të shmangin...