Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë në të gjitha zonat malore të qarkut Elbasan. Pas ndërhyrjes, kalohet pa probleme aksi nacional Prrenjas-Qafë Thanë, ndërsa në aksion nacional Librazhd-Peshkopi dhe rrugët Elbasan-Gracen, Elbasan-Gjinar, Elbasan-Labinot Mal, Elbasan- Funare, kalohet vetëm me zinxhirë. Në bashkinë e Librazhit, kalohen me zinxhirë rrugët Librazhd-Stebleve dhe Librazhd-Qarrishte. Disa fshatra në Prrenjas dhe në Gramsh, gjithashtu kalohet vetëm me zinxhirë. Si pasojë e motit të keq, ka mungesë të energjisë elektrike në disa zona. Në orët në vijim moti pritet të përkeqësohet pasi parashikohen reshje intensive temperatura minus.
Burimi:
opinion.al