Reshje dëbore në veri e juglindje të vendit,ARRSH:Mbetet e bllokuar vetëm Qafë Thora
Reshjet e dëborës kanë nisur në zonat veriore dhe juglindore të vendit. Në një njoftim, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka renditur të gjitha zonat me prani të reshjeve të dëborës, ku e bllokuar mbetet vetëm Qafë Thora për shkak të rënies së ortekëve. ARRSH bën me dije se veç këtij aksi, qarkullimi vijon normalisht në segmentet e tjera rrugore. Në terren vijon puna për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës. “Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe në orët e para të mëngjesit ka filluar dëbora në zonën veriore në lartësi mbi 800m, si dhe në juglindje të vendit. Reshje dëbore ka pasur në: Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit–Qafë Morinë, Fierzë–Bajram Curri, Kukës–Krumë, Kukës–Shishtavec, Hani i Hotit-Vermosh, Bogë-Theth, Qukës-Qafë Plloçë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Tre Urat. Përveç zonës së Qafë Thorës, e...
Burimi:
opinion.al