Reshje dëbore dhe temperatura deri në -18°C, probleme në Rrugën e Arbrit dhe disa fshatra të vendit

Reshje dëbore dhe temperatura deri në -18°C, probleme në Rrugën e Arbrit dhe disa fshatra të vendit

Moti i keq me reshje dëbore ka përfshirë zonat malore në disa qytete të vendit. Në Lurë janë shënuar temperatura deri në -18 gradë Celsius si dhe ka prezencë akulli në shumë akse rrugore. Në Korçë dhe në Gjirokastër janë disa fshatra të bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave në akset rrugore. Diber/ Ndërsa ultësira e Shqipërisë po përballet me përmbytje për shkak të daljes nga shtrati të disa lumenjve, zonat malore janë përfshirë nga reshjet e borës. Në orët e para të mëngjesit temperaturat kanë shënuar -15° në qytetin e Peshkopisë ndërsa në Lurë -18°. Në disa akse rrugore ka pasur prezencë akulli. Elbasan/ Ne disa fshatra te thella malore te bashkise Librazhd dhe Gramsh jane te bllokuar nga debore. Nderkohe akset Librazhd-Peshkopi,...