Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

Në disa akse rrugore të vendit ka pasur rënie gurësh, inerte dhe prezencë të ujit, për shkak të reshjeve të shiu gjatë natës. Përmes një njoftimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), thotë se ka problematika në disa akse rrugore. Në Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi po kryhet me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës, në Valare-Erind-Çajup (km 7+600) ka rrëshqitje aktive dhe aksi është  i bllokuar. ARRSH njofton se në aksin Korçë-Dardhë (km 9+00), ka pasur shkarje anësore e trupit të rrugës, ndërsa në aksin Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit), pati shkarje masive aktive dhe zgjerim të çarjes rreth 10 cm. Ndërkaq, rrëshqitje dherash ka pasur edhe në Librazhd-Qafë Thanë, ku pastrimi në proces. Në aksin Dushaj-Lekbibaj, ka rënë masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi vijon...